Ish-presidenti historik i pikëlluar për vdekjen e Kaidanow: I falem me respekt përkujtimit të saj jetësor!
Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 17 October 2024
Ish-presidenti historik i vendit, Fatmir Sejdiu, e ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të ambasadores së Parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.
Ai mes tjerash shkruan për punën dhe përkushtimin e Kaidanow në raport me shtetin e Kosovës.
”Lajmin për vdekjen e Ambasadores së Parë të SHBA-ve në Kosovë, Korrik 2006-Prill 2008 dhe Ambasadore Prill 2008-Korrik 2009, e mora me pikëllim të thellë. Me dijen, përvojën dhe shkathtësinë që e kishte ajo la gjurmë të pashlyeshme si diplomate jashtëzakonisht e përkushtuar në misionin e saj. Erdhi më parë si udhëheqëse e Zyrës së SHBA-ve në Kosovë në kohët më të ndjeshme që kishim, kur kishim të bëjmë me procesin e bisedimeve për statusin politik të Kosovës.
Zonja Ambasadore ishte plot energji dhe maksimalisht e fokusuar gjatë mandatit të saj duke e ndihmuar dhe përkrahur Kosovën për të arritur qëllimin madhor, pra pavarësinë.
Ishte thjeshtë, e qartë dhe e drejtpërdrejt në komunikime publike.
Kisha raporte jashtëzakonisht të mira. Në veprimtaritë e saj të përgjithshme të atyre viteve, nuk mund të gjej asnjë detaj që ajo tregoi shenja lodhjeje. Natyrisht se ishte e përzgjedhura e Presidentit Bush dhe Sekretares së shtetit Condoleezza Rice që ajo Kaidanow të jetë ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë. Shoqëria e Kosovës dhe shteti ynë ishin me shumë fat që ajo gjendej në vendin e duhur në kohën e duhur.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që e bashkë ndjejnë këtë dhimbje, për familjen, miqtë e saj në punët e saj për të mirën e lirisë dhe të demokracisë globale.
Në nderim të ambasadores Kaidanow, po bashkëngjes një fragment nga libri im “Ora e Kosovës – pavarësia dhe shtetndërtimi”, botuar këtë vit, për ato kohë tepër dinamike dhe të paharrueshme që i përjetonim në shtetin tonë.
“Lajmin e parë se ishte e propozuar për ambasadore e SHBA-së në Kosovë, qe dita kur diskutonim për Deklaratën e Pavarësisë, takim në të cilin ishte edhe zëvendësndihmësja e sekretares së Shtetit, Rosemarie DiCarlo dhe personalitete të rëndësishme nga SHBA-ja. Ishte shumë e ngazëllyer ngase gradohej për së pari në rangun e ambasadores fuqiplotë, pra ishte rangu më i lartë diplomatik dhe se caktohej në vendin që do të jetë shteti më i ri në Evropë.
Letrat e akreditimit të saj ecën kanaleve diplomatike dhe Kosova dha pëlqimin e saj.
E pazakonshmja në këtë proces, por jashtëzakonisht simpatike qe ngjarja kur ne ndodheshim në SHBA në vizitën shtetërore, ku ishte organizuar edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin George W. Bush. Pas takimit me sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, ajo na ftoi në ceremoninë e emërimit të zonjës Kaidanow për Ambasadore Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Kjo nuk ishte praktikë e zakonshme. Por, ja se ishte një ngjarje shumë domethënëse diplomatike.
Në atë takim të përbërë prej diplomatësh dhe familjarësh, takova edhe prindërit e saj. Më la përshtypje kureshtja e tyre për Kosovën.
Angazhimi i Tina Kaidanow ka qenë i veçantë. Në atë kuadër dallohet përkushtimi i saj për të ndihmuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit si shtet i pavarur dhe sovran. Njihte shumë personalitete në Kosovës, qofshin ata nga jeta publike, përkatësisht politike, qofshin nga veprimtari të tjera.
Për kontributin saj të jashtëzakonshëm, pak pa u larguar nga Misioni në Kosovë, korrikun e vitit 2009, ambasadoren Kaidanow e dekorova me “Medaljen për Shërbim Civil në Kosovë”.
Tina është pjesë e historisë më të re të Kosovës.
I falem me respekt përkujtimit të saj jetësor!”.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































