Fokus

Këta faktorë mund ta shkaktojnë depresionin

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 01 February 2024

Këtë javë në emisionin e shëndetësisë ‘Doktor Plus’ me Elvira Haxhiun që është prodhim i Gazetës Infokus është diskutuar për shëndetin mendor.

E ftuar për të dhënë më shumë informacione rreth kësaj teme ishte psikologia, Antigona Qenaj – Sejdiu.

Ajo ka treguar se cilët janë faktorët të cilët e shkaktojnë depresionin.

-Advertisement-

“Kemi aspekte të ndryshme të depresionit, për shembull organik, ku depresioni vjen si rezultat i ndryshimeve hormonale në organizmin e personave. Janë faktorët gjenetikë ku personi mundet me trashëgu depresionin nga prindërit ose personat e tjerë të familjes. Mandej kemi, për shembull depresionin pas lindjes që vjen si rezultat i ndryshimeve hormonale që ka pësuar një grua për një periudhë të shkurtë, gjatë shtatzënisë”, ka thënë Qenaj – Sejdiu në Doktor Plus.

Ndiqeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera