Sport

Këta dy futbollist do ftohen nga Bunjaki për ndeshjet e muajit tetor

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 14 September 2017

Selektori Albert Bunjaki, tashmë po i numron ditët e fundit te Kosova.

Bunjaki, ka konfirmuar se për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për kampionatin botëror “Rusia 2018”, do të ftojë Herolind Shalën e Bersant Celinën, transmeton Koha Ditore.

Ky i fundit nuk është ftuar në ekipin “A” që nga ndeshja e 9 tetorit të vitit të kaluar kundër Ukrainës, që Kosova e humbi në Krakow të Polonisë me rezultatin 3:0, kurse Shala nuk është ftuar për dy ndeshjet e fundit kundër Kroacisë dhe Finlandës të zhvilluara në fillim të këtij muaji.

-Advertisement-

Shala nuk u ftua për shkak se nuk kishte skuadër. Për herë të fundit me Kosovën luajti në qershor. Por 25-vjeçari pasi u transferua te Lungby në Danimarkë, do të ftohet për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Islandës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera