Sport

Kështu përgjigjet Zidane kur pyetet për reagimin e Ronaldos lidhur me largimet e James e Morata

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 04 November 2017

Zinedine Zidane ka thënë se James Rodriguez dhe Alvaro Morata i takojnë të kaluarës dhe se është i fokusuar vetëm në skuadrën që ka në dispozicion.

Pas humbjes nga Tottenham 3:1, Cristiano Ronaldo tha para mediave se skuadra është dobësuar pas largimeve të James Rodriguez, Alvaro Morata dhe Pepe.

Por, lidhur me këtë nuk ka dashur të flas trajneri francez, që tha se është i fokusuar në lojtarët që ka dhe se nuk po mendon për atë që ka ndodhur.

-Advertisement-

“Cristiano ka thënë se ekipit po i mungojnë Pepe, James, Morata, Danilo? Ato gjëra i takojnë të kaluarës dhe duhet të pranoni këtë. Nuk do të diskutoj për atë që ka ndodh, jam i interesuar vetëm për lojtarët që kam”, u përgjigj Zizu.

“Ajo që dua është që të luajmë me më shumë dëshirë, të gjithë, në të gjitha rolet. Unë i pari, duhet të jemi më energjik”, deklaroi Zidane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera