Kështu i përgjigjet Pacolli serbëve, në pyetjen nëse do krijohet Shqipëria e Madhe
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 04 December 2017
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një interviste për Deutsche Welle në gjuhën serbe ka thënë se Serbia nuk duhet të thotë se do e njohin Kosovën, mjafton që ata vetëm të veprojnë, përderisa ai i ka ikur pyetjes së parashtruar nëse ka një plan për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Ai ka shtuar se në Prishtinë dëshirojnë të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë.
Gjatë kësaj interviste në gjuhën serbe, Pacolli në pyetjen e drejtpërdrejt nëse pret që Serbia të një ditë të njeh pavarësinë e Kosovës, ai u përgjigj: “Unë gjithmonë kam thënë se ata nuk do e thonë këtë, por do të veprojnë ashtu”, transmeton Indeksonline.
Për të argumentuar se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë, sipas Pacollit është fakti se Kosova nuk iu është përgjigjur “provokimeve” të politikanëve serbë, të cilët nuk pengohen të hyjnë lirshëm në Kosovë.
I pyetur për ndarjen e mundshme të Kosovës, Pacolli në këtë intervistë ka përmendur planin e Ahtisarit duke thënë se kjo gjë shpjegon më së miri se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës.
“Koha kur kufijtë kanë ndryshuar tashmë është përfunduar”, ka thënë Pacolli.
Më tej ai është pyetur drejtpërdrejt nëse ka një plan për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Kosova do të ketë një marrëdhënie fantastike me të gjitha vendet e rajonit, sidomos me Shqipërinë. Ne patëm një konferencë të përbashkët qeveritare, ku arritëm miratimin e disa dokumenteve të përbashkëta, të cilat do të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve pa barriera. Ne jemi të gjithë në drejtim të Evropës dhe e dimë se një ditë kufiri nuk do të kishte kuptim”, ka thënë Pacolli.
Të tjera
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...