Auto&Tech

Kështu mund të duket Mercedes-AMG A45 në version Sedan sportiv

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 01 May 2018

Mercedesi javën e kaluar në panairin e veturave në Pekin zyrtarisht ka prezantuar A-Classën e re në version Sedan.

Tani, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket ky AMG A45 në version Sedan sportiv, transmeton Koha.net.

Me motor të fuqishëm (benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet mbi 400 kuajfuqi të cilin e ka versioni Hatchback), Mercedes-AMG A45 Sedan do të mund të vinte me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, paketën AMG për aerodinamikën, set të ri të rrotave, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe interier të modifikuar.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy