Rozë

Kështu e befasoj Ermali gruan në 10 vjetorin e martesës

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 10 September 2020

Çifti shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska festojnë sot 10-vjetorin e martesës.

Ermali e ka surprizuar të shoqen me një darkë romantike, me trëndafila dhe qirinj.

-Advertisement-

Ami ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga kjo mbrëmje dhe për më tepër i ka dedikuar partnerit fjalët më të ëmbla. Ajo shkruan se bashkë janë dashuruar, janë rritur dhe janë argëtuar. Po ashtu kanë ndarë çdo sfidë dhe sot janë prindërit e Joelit dhe Sias.

Si sot 10 vite me pare u betuam ne altar per dashurine!
Jemi dashuruar,rritur,argetuar bashke.Kemi perjetuar sfidat dhe sukseset bashke ne cdo hap. Sot kemi 2 mrekullite tona Sia & Joel.
Jemi të qartë për cfare na pret 10-vjeçarin tjeter…ndaj jemi me shpirtin plot! Te dua njesoj Ermal! Me ty përjetë!!!
(S’kam ku shkoj pa Ami Event…Surprize kte here nga dashuria ime dhe shijokan shume kto surprizat ne fakt)”, ka shkruar Ami.

Përpos surprizës, edhe Ermali i ka dedikuar bashkëshortes disa fjalë të bukura dashurie. Ai ka publikuar një foto të saj në Instagram, krahas së cilës ka shkruar: “10 vjet martesë…15 vite dashuri…të dua si atëherë!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera