Lajme

Kështu e arsyeton Kurti vonesën për marrëveshjen për targat, thumbon përsëri Borrelin

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 30 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në interpelancë për çështjen “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, në Kuvend ka folur lidhur me marrëveshjen e së mërkurës (23.11.2022) për targat, shkruan Gazeta Infokus.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i pari i Qeverisë ka thënë se dakordimi i sitës së mërkurë nuk do të ishte i mundshëm pa zhvillimet e të hënës (21.11.2022), ku ai u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Kjo pasi sipas tij të hënën propozimi i Bashkimit Evropian u braktis edhe nga ndërmjetësit e dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

-Advertisement-

“Në gjykimin tim dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundshëm pa zhvillimet e të hënës, se të hënën u panë shumë gjëra e mbi të gjitha u pa braktisa e propozimit të Bashkimit Evropian pikërisht nga ndërmjetësit”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, kryeministri Kurti ka folur edhe për planin franko-gjerman i cili sipas tij është një bazë e mirë për diskutim dhe është e bazuar mbi vlera.

“Gjithsesi tani jemi një situatë tjetër, ne e kemi bërë pezullim të veprimeve për t’i dhënë hapësirë marrëveshjes së sipas propozimit evropian apo franko-gjerman, të cilën qysh ne fillimin e kemi quajtur bazë të mirë për diskutim sepse është e bazuar mbi vlera, jo përbrenda asaj ideologjisë së zgjidhjes unike të problemeve të veçanta me pafund hollësi që e bën secilin ta humbë interesimin për të. Tani i takon sponzoruesve të këtij plani që në një afat sa më të shpejtë të arrijmë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë tutje ai.

Kujtojmë se Kosovë dhe Serbia arritën marrëveshje në Bruksel lidhur me çështjen e targave, ku dy vendet u dakorduan që Policia e Kosovës të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale serbe dhe shteti serb të mos lëshojë targa të reja ilegale për banorët serb në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera