Sport

Kështu duket renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së parë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 20 September 2020

Elita e futbollit kosovar të premten e 18 shatorit e ka nisur sezonin e ri 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Sfida hapëse e këtij edicioni ishte ajo mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë, e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Arbëria shënoi fitoren me rezultat 2-0, duke debutuar kështu me fitore në Superligë.

Të shtunën fitore shënuan Prishtina si vendase ndaj Drenicës me rezultat 3-0 dhe Ballkani si mysafir i Besës së Pejës me rezultat 4-1.

-Advertisement-

Sot, Feronikeli si vendas triumfoj ndaj Gjilanit me rezultat 4-0, ndërsa dueli mes Llapi dhe Dritës është shtyrë për shkak të ndeshjeve evropiane që kanë gjilanasit.

Pas javës së parë renditjes i prinë Feronikeli me tri pikë, aq sa kanë dhe Ballkani, Prishtina e Arbëria, ndërsa Drita, Llapi, Trepça ’89, Drenica, Besa e Gjilani nuk kanë grumbulluar asnjë pikë.

Më poshtë keni tabelën e Superligës së Kosovës në mënyrë grafike./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera