Lajme

Kështu duhet të testohen mësimdhënësit sipas Jusuf Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 04 May 2021

Ish zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar pas diskutimeve të  fundit në  lidhje me vlerësimin e mësimdhënësve, shkruan Gazeta Infokus.

Thaçi këtë  testim ka quajtur betejë  mes Ministrisë  së  Arsimit dhe Sindikatës së  Bashkuar të  Arsimit.

Ai qysh në  vitin 2016 ka shënuar se askush madje nuk e ka as të  qartë  për çfarë  vlerësimi bëhet fjalë.

-Advertisement-

“MASHT-i para disa muajsh ka paralajmëruar se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen një vlerësimi, por asnjëherë deri më tani nuk e ka bërë të qartë për çfarë vlerësimi është fjala, çfarë do të vlerësohet, si do të vlerësohet, kush do ta bëjë vlerësimin, çfarë do të pasojë pas këtij vlerësimi, cilat do të jenë masat e si do të zbatohen ato, çfarë do të përfitojnë nxënësit e mësimdhënësit dhe çfarë do të përfitoi sistemi i arsimit parauniversitar në Kosovë, etj., etj.”, ka shkruar ai.

Drejtori i Institutit Atomi pati deklaruar se SBASHKU këtë  po e justifikon me faktin se gjoja vlerësimi i mësimdhënësve përbën denigrim të  dinjitetit të  mësimdhënësve.

“Në anën tjetër, SBASHK-u, ende pa pasur sqarime e përgjigje për këto pyetje, ditë e përditë del me qëndrime publike, në emër të mësimdhënësve, kundër vlerësimit të mësimdhënësve, madje edhe duke kërcënuar me grevë të përgjithshme nëse vlerësimi i mësimdhënësve fillon të jetësohet nga MASHT-i. Këtë kundërshtim të vet SBASHK-u e justifikon me faktin se gjoja vlerësimi i mësimdhënësve përbën denigrim dhe cenim të dinjitetit të mësimdhënësve”, shkroi Thaçi në  vitin 2016.

Ai konsideron se në se MASHT vërtet ka vendosur që të bëjë vlerësim të mësimdhënësve, kjo është një nismë që duhet ta përkrahim të gjithë, me kusht që do të bëhet si duhet.

Ndryshe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë  deklaruar se ende nuk lejojnë  që  të  ndodhë  një  testim i tillë  pasi konisderohet i gabuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera