Kështu do të mbajë moti në javën e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 24 April 2022
Kryesisht me diell e ngrohtë në fillim të javës. Nga e enjta më shumë vransira e rënie e lehtë e temperaturave. Mundësi për riga lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”.
24.04.2022 – Në javën e fundit të muajit prill, po paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm. Ditëve të para të javës edhe do të mbetet ende mot i ngrohtë, e do të ketë edhe më shumë diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave lokale, ku ditën e martë mund të shoqërohen me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima rreth zonave malore.
Nga dita e enjte do të fillojnë të shtohen vransira, e gjasa të ulëta për riga lokale shiu priten përreth viseve malore. Gjithashtu edhe temperaturat pësojnë një rënie lehtazi nën vlera mesatare.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Natën në mes së martës e mërkurës, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror për shkak edhe të mosqarkullimit të mirë ajror, e vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta. Pasditeve nën kushte të motit të kthjellët e me diell, rritje mund të ketë edhe të ozonit sipërfaqësor, që vende-vende edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo dhe të dobëta.
Datat:
25.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell dhe erë orëve të pasdites.
26.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima.
27.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.
28.04 – Më shumë vransira e më freskët. Rreth viseve malore pasdite mundësi për riga lokale shiu.
29.04 – Kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet me një trend rritës deri të mërkurën nga 20C në 23C, e të enjten zbresin në 16C e 15C.
Era frynë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme e fuqishme 7-15m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht në rritje edhe mbi vlera mesatare.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...