Lajme

Kështu do të duken apartamentet që do të ndërtojë Pacolli në Thumanë

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 12 December 2019

Behgjet Pacolli, Ministri i Jashtëm i Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pacolli nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se tani gjithçka është gati që të filloj ndërtimi, shkruan gazeta inFokus.

“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.

-Advertisement-

Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, ka shkruar Pacolli./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera