Këshilltari Special amerikan e nis vizitën në rajon nga Kosova- publikohet agjenda e detajuar
Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 09 December 2022
Këshilltari i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë me një delegacion ndërinstitucional nga data 11-17 dhjetor.
Kështu ka njoftuar Zyra për Komunikim i Departamentit të Shtetit përmes një komunikate për media, ku thuhet se kjo vizitë nënvizon angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Chollet do të jetë në Kosovë më 12 dhe 13 dhjetor, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Ai do të diskutojë edhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në qendër me njohjen reciproke.
Pas Kosovës, këshilltari special do ta vazhdojë vizitën e tij në Serbi, ku do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në
BE me udhëheqjen e qeverisë serbe si dhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.
Më 14 dhjetor, vizita e Chollet do të vazhdojë për në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa më 15 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Mal të Zi.
Këshilltari Special do ta përfundojë vizitën në Bruksel, ku do të qëndroj aty për dy ditë, më 16 dhe 17 dhjetor.
Aty do të diskutojë për bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe aleatët për një sërë çështjesh globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, rrugën e anëtarësimit në BE dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurinë energjetike, dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...