Lajme

Këshilltari i Bislimit: Vuçiq çuditërisht është i besueshëm vetëm për ndërkombëtarët

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 08 June 2023

Këshilltari i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, vlerëson se presidenti serb Vuçiq është kundërthënës në deklarimet e tij.

‘’Vuçiq javën e kaluar në CNN: “Unë nuk i kontrolloj dhe ndikoj bandat dhe serbët në veri, por e di që ata veprojnë për interesat e shtetit të Serbisë”Escobar dje: “Vuçiq premtoi se do të ndikojë tek serbët në veri që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme”Tash, a i kontrollon apo nuk i kontrollon? A ka ndikim apo nuk ka ndikim? Pse flet me kaq siguri per sjelljen e serbëve Vuçiq, kur sipas fjalëve të tij nuk i kontrollon ata? Ku e merr këtë guxim për të dhënë siguri veç një javë më vonë tek ndërkombëtarët?’’ ka shkruar Kadiu.

Presidentit të Serbisë po i intereson ruajtja e status quo-së, kaosi, e tentativat e panumërta për destabilizimin e Kosovës. Atij i pengon progresi i vendit tonë, i pengojnë marrëveshjet e mëhershme dhe të tashme që duhet t’i implementojë, i pengon shteti i Kosovës, ka shtuar me tutje Kadiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera