Lajme

Këshilltari filozof i Kadri Veselit e akuzon Vetëvendosjen për “Overdozë të imoralitetit politik”

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 14 August 2019

Takimi në mes të Albin Kurtit të Vetëvendosjes e Isa Mustafës së LDK-së, nxiti reagime të shumta.

Ndër ta edhe këshilltari i Kryekuvendarit Kadri Veselit, Blerim Latifi, shkruan gazeta inFokus.

Madje Latifi akuzon Vetëvendosjen për overdozë të imoralitetit politik.

-Advertisement-

“Kur shkruan për anarkinë shqiptare, Noli përmend dyfytyrësinë, e cila brenda një dite, si me magji, tradhtarin e bën patriot dhe patriotin tradhtar. 100 vjet më pas, këto fjalë e përshkruajnë saktë aktualitetin tonë. Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës.

Overdozë e imoralitetit politik!”, ka thënë Latifi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera