Këshilli i Prindërve, kundër që orët e humbura gjatë grevës të kompensohen të shtunave

Autori: Gazeta inFokus
09:21 | 07 October 2022
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se prindërit e deklaruar për ta kanë thënë se shumica absolute janë kundër kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës në ditët e shtuna.
Sipas një njoftimi, Këshilli i Prindërve thotë se shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë gjatë të shtunave.
“Këshilli i Prindërve vlerëson se prindërit kanë plotësisht të drejtë të reagojnë në këtë mënyrë, për çka edhe kemi paralajmëruar qysh në fillim të grevës. Mësimi të shtunave jo vetëm që nuk i shërben kompensimit të orëve, por ashtu e dëmton edhe procesin mësimor për ditët e tjera të javës, për shkak të lodhjes dhe mërzitjes së fëmijëve”.
“Ne besojmë se kompensimi i orëve të humbura duhet të ishte deleguar në nivel të shkollave, meqë shumica e shkollave në Kosovë nuk e kanë problemin e mbingarkesës me nxënës (pra punojnë me një ndërrim), dhe kompensimi mund të ishte bërë gjatë ditëve të javës. Këshillat drejtues të shkollave do të duhej ta informonin Ministrinë e Arsimit (me qëllim mbikëqyrjeje) për planin e kompensimit (sikurse ka ndodhur me Task Forcat gjatë pandemisë për dy vjet e gjysmë)”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve.
Më tej thuhet se prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura, teksa Këshilli i Prindërve ka shtuar se ata (prindërit dhe fëmijët), s’kanë pse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar orët e humbura.
“Është shumë e padrejtë dhe e papranueshme që fëmijëve tanë, pasi iu mohua e drejta kushtetuese për kujdes, edukim e arsimim, t’iu mohohet tani edhe e drejta për pushim, e mbi këtë edhe e drejta për aktivitete jashtëshkollore. Fëmijët kanë të drejta dhe prindërit obligohemi t’i mbrojmë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se pas ndërprerjes së grevës, ishte Ministria e Arsimit ajo që ka thënë se orët e humbura gjatë grevës do të kompensohen.

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...