Lajme

Këshilli Gjyqësor refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb të dorëhequr nga gjyqësori

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 27 August 2026

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e mbajtur të enjten, ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve nga sistemi gjyqësor.

Me 9 vota për propozimin për refuzim të kërkesave për tërheqje të dorëheqjeve, një kundër dhe një abstenim, u refuzua kërkesa për kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb. Kundër votoi anëtarja Ivana Milenkoviq kurse abstenoi kryesuesi Rrustem Thaqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Emrat e të dorëhequrve dërgohen te ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy