Lajme

KESCO tregon si do të llogariten faturat e rrymës për këtë muaj

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 16 June 2022

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ndryshoi aktvendimet e Apelit dhe Themelores, KESCO ka njoftuar se faturat e rrymës do të llogariten me tarifat e shtrenjta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë KESCO, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“KESCO njofton konsumatorët që bazuar në vendimin e sotshëm të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave që kanë hyrë në fuqi me  datën 08 shkurt 2022, KESCO në leximin e këtij muaji që do të filloj për pak ditë do aplikoj tarifat që janë në fuqi, respektivisht do të njehsoje faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndryshe, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.

“Aprovohet si e bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 të datës 17. 05. 2022.Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 i datës 17.05.2022 dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative A. Nr. 656/22 i datës 08.04. 2022, ashtu që refuzohet si e pa bazuar kërkesa-propozimi i paditësit Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji, me nr. prot. 077/2022 të datës 16.02.2022, deri në vendosjen sipas padisë me vendim përfundimtar në procedurë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera