Ekonomi

KESCO preket nga kolapsi kibernetik: Kërkesat e konsumatorëve po hasin në vështirësi që të procesohen

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 19 July 2024

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës, KESCO, është prekur nga kolapsi kibernetik, i cili ka ‘paralizuar’ shumë prej kompanive më të mëdha botërore.

Nga KESCO kanë njoftuar se të gjitha kërkesat e konsumatorëve po hasin në vështirësi të procesohen.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat e konsumatorëve po hasin në vështirësi të procesohen te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së. Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si Microsoft, Croëdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi”, kanë theksuar në njoftimin e lëshuar nga KESCO.

-Advertisement-

Për shkak të kolapsit kibernetik, shumë fluturime janë anuluar në mbarë botën, me problemin që ka ndikuar edhe në shumë kompani të mëdha botërore. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera