Kërkohet rregullimi i bartjes së pronësisë së automjeteve, Mazreku: Qytetarët të mos paguajnë taksa sa herë bëjnë shit-blerje të veturave
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 03 November 2021
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, veç kërkesës për heqjen e kushtëzimit të gjobave për regjistrimin e automjeteve, ka kërkuar të rregullohet edhe bartja e pronësisë së automjeteve.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Mazreku tha se Byroja kërkon që të rregullohet edhe bartja e pronësisë së automjeteve, pasi që qytetarët po obligohen të paguajnë të gjitha taksat sa herë bëjnë shit-blerje të veturave.
“Kërkojmë të rregullohet edhe bartja e pronësisë se automjeteve, pasi që në Kosovë rreth 95 mijë deri 100 mijë pronarë të automjeteve ia ndërrojnë pronësinë veturës brenda vitit. Çdo qytetar pasi e regjistron veturën me të gjitha procedurat e rregullta dhe pas 1 jave e shet veturën, blerësi obligohet prapë që t’i paguajë të gjitha taksat prej fillimit, përveç pjesës së sigurimit, prej së cilës pjesa e mbetur ose i kthehet pronarit aktual ose i baritet pronarit të ri”, u shpreh Mazreku për Infokus.
Ai shtoi se prej 2015-së kur është ndryshuar ligji, dëmi ka qenë shumë i madh për qytetarët.
“Dëmi që u bëhet qytetarëve me këtë ndryshim të ligjit i cili ka ndodhur në vitin 2015 është shumë i madh, prandaj ne kemi kërkuar që edhe pjesa e nenit 43 të ligjit që rregullon bartja e pronësisë së automjeteve me u ndryshuar, në mënyrë që pjesa e mbetur e taksave të pashfrytëzuara të regjistrimit të veturës të bartet te pronari i ri”, tha Mazreku për Gazete Infokus.
Mazreku gjithashtu ka reaguar për kushtëzimin e gjobave për regjistrimin e veturave ku tha se ne nuk po kërkojmë që të mos paguhen gjobat e trafikut por vetëm të hiqet kushtëzimi i tyre për regjistrim automjeteve.
“Ne po kërkojmë qe neni 43 që lidhet me kushtëzimi i gjobave për regjistrim të automjeteve me u heq, pra ne me këtë nuk jemi kundër pagesave te këtyre gjobave por vetëm të hiqen si kushtëzim për regjistrimin e automjeteve sepse është kundër kushtetuese”, tha Mazreku për Gazetën Infokus.
Sipas tij, lehtësimi i procedurave për regjistrim të automjeteve do të ndikojë në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në Kosovë, do të kemi më pak aksidente me të pasiguruar./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...