Sport

Kërkohet përkushtim edhe më i madh nga delegatët e ndeshjeve

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 02 February 2018

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e garave të stinorit pranveror që po bëhen në të gjitha segmentet nga Federata e Futbollit e Kosovës, sot, është mbajtur seminar me delegatët e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë, shkruan infokusi.

Me këtë rast nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka kërkuar nga delegatët më shumë përkushtim dhe syçeltësi në punën e tyre, në mënyrë që mbarëvajtja e ndeshjeve dhe në përgjithësi e garave të jetë sa më e mirë. “Në vjeshtë kemi pasur njërin prej stinorëve më të mirë në aspektin organizativ, prandaj duam që në vazhdim t’i përmirësojmë gjërat edhe më shumë.

Kemi pasur disa vërejtje gjatë stinorit vjeshtor për lëshimet dhe gabimet që janë bërë, e për të cilat mendoj se më shumë janë bërë për shkak të neglizhencës suaj se sa dijes. Unë e di se ju e dini këtë punë në thelb sepse e keni përvojën dhe vini nga bota e futbollit, por duhet më shumë përkushtim gjatë kryerjes së detyrës. Vërejtjet që i kemi pasur nuk kanë qenë aq të vogla, por jo edhe drastike.

-Advertisement-

Prandaj, mundoheni maksimalisht që të jenë në nivel të detyrës. Në të ardhmen do të kemi edhe teste, të cilat do të udhëhiqen nga zyrtarë të UEFA-s, ashtu siç tashmë është bërë praktikë me gjyqtarët dhe kontrollorët e gjykimit”, ka theksuar nënkryetari Agim Ademi para delegatëve. Ai tutje u ka folur për rëndësinë që kanë delegatët për mbarëvajtjen e ndeshjeve, duke ripërsëritur kërkesën për më shumë përkushtim në punën e tyre. Ndërkohë, vërejtjet dhe sugjerimet për delegatët i kanë dhënë edhe anëtarët e Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti e Sahit Kelmendi, sidomos në përpilimin e protokollit të ndeshjes. Në fund është bërë shpërndarja e fletushkës së re të udhëzimeve për delegatët e ndeshjeve. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera