Lajme

Kërkohet përkujdesje për delegatët e 2 Korrikut

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 03 July 2017

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut e vitit 1990 është një nga ngjarjet më të rëndësishme në rrugëtimin e popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Kështu ka vlerësuar ish-delegati i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, njëherësh lexues i saj, Muharrem Shabani.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se 27 vjet pas, miratuesit e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut nuk janë trajtuar si duhet nga institucionet skepticizëm nëse delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit.

-Advertisement-

Sipas tij, kjo çështje do të mbetet në ndërgjegjen e organeve shtetërore.

“Në buxhetin për këtë vit është ndarë një pjesë e veçantë e mjeteve për këta delegatë, por ende nuk është bërë ekzekutimi i mjeteve, ndonëse kemi pritur që të ndodhë një gjë e tillë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Prandaj, derisa nuk e shohim realizimin praktik të këtyre mjeteve, të tjerat mbeten premtime të thata. Në vazhdimësi na është premtuar se do të zgjidhet statusi i delegatëve, por deri më tani nuk ka ndodhur. Prandaj edhe zgjidhja e statusit të delegatëve të 2 Korrikut mbetet në ndërgjegjen e organeve shtetërore”, ka thënë Shabani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera