Sport

Kërkohet nga Bayern, City gati të “blindojë” Sane

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 23 October 2018

Leroy Sane është një nga futbollistët që po spikatin te Manchester City dhe drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje menjëherë për t’i rinovuar kontratën.

22-vjeçari është i lidhur me “qytetarët” deri në verën e 2021-shit, por së fundi ndaj tij ka shfaqur interes të fortë gjiganti i futbollit gjerman, Bayerni i Mynihut.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Cityt janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, me afat të paktën deri më 2023-shin dhe mbi të gjitha me një klauzolë që vështirëson largimin.

-Advertisement-

Sane u la jashtë botërorit “Rusi 2018” nga trajneri Low, por duket se është rikthyer sërish te kombëtarja gjermane dhe pritet të marrë një rol të rëndësishëm tashmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera