Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi
Autori: Gazeta inFokus
20:50 | 06 July 2026
Pas shfaqjes së posterëve me gjuhë urrejtjeje kundër shqiptarëve në Krushevc, reaguan Avokati i Popullit dhe një pjesë e opozitës në Serbi, duke kërkuar identifikimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve.
Avokati i Popullit në Serbi, Zoran Pashalliq, u ka bërë thirrje organeve kompetente që urgjentisht të hetojnë vendosjen e posterëve me mesazhe urrejtjeje në Krushevc, të drejtuara kundër pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, si dhe të identifikojnë dhe ndjekin penalisht përgjegjësit.
Sipas njoftimit, Pashalliq kërkoi që institucionet të ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme, duke theksuar se shteti ka detyrimin të mbrojë të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare dhe të reagojë ndaj çdo forme diskriminimi, gjuhe të urrejtjes dhe nxitjeje të urrejtjes etnike.
Sipas tij, mesazhe të tilla cenojnë sigurinë e qytetarëve, dëmtojnë besimin ndëretnik dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike të bazuar në të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve, mediave dhe zyrtarëve publikë që të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie ku dallimet respektohen dhe mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut, e jo përmes urrejtjes dhe diskriminimit.
Posterët u shfaqën para një furre buke në Krushevc, pronarët e së cilës janë shqiptarë. Në to, qytetarët ftoheshin të “kujtojnë Gazimestanin” dhe të mos blejnë në dyqanet e shqiptarëve.
Reagoi edhe juristja dhe ish-komisionerja për mbrojtjen e barazisë, Brankica Jankoviq, e cila, në një prononcim për N1, vlerësoi se posterët meritojnë dënim të gjerë shoqëror, pasi gjuha e urrejtjes po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në shoqëri.
Sipas saj, bëhet fjalë për gjuhë të qartë urrejtjeje me qëllim frikësimin e pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare dhe nxitjen e ndarjeve në shoqëri. Ajo paralajmëroi se retorika e tillë krijon armiq të rinj dhe lë pasoja afatgjata në marrëdhëniet ndëretnike.
Reagimi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë: Të ndalet nxitja e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Krushevc
Partia opozitare proevropiane, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, dënoi ashpër vendosjen e posterëve, duke vlerësuar se ato përbëjnë një shënjestrim të hapur të qytetarëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare.
Sipas kësaj partie, është veçanërisht shqetësuese që posterët janë vendosur pikërisht para një furre buke në pronësi të një familjeje shqiptare, duke i ekspozuar pronarët ndaj presionit, frikësimit dhe rrezikut të dhunës.
Lëvizja kërkoi nga policia dhe prokuroria që të identifikojnë autorët e posterëve dhe të hetojnë nëse në këtë rast ekzistojnë elemente të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare. Ajo paralajmëroi se heshtja e institucioneve vetëm sa i inkurajon autorët e akteve të tilla.
Në reagim theksohet se përgjegjësia penale është individuale dhe se askush nuk duhet të jetë objekt diskriminimi për shkak të emrit ose përkatësisë etnike. Sipas Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Serbia duhet të jetë një shtet ku qytetarët vlerësohen sipas veprave të tyre, e jo sipas kombësisë.

T� tjera
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...

































