Lajme

Kërkohej për vrasje që në 1997, arrestohet shqiptari në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 15 May 2017

Një 53 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar ditën e djeshme në Greqi, pasi kërkohej për një vrasje të kryer në vitin 1997.

Sipas mediave greke që prej asaj kohe shqiptari ishte i arratisur në Greqi dhe kërkohej nga Iterpoli.

Zyrtarët e Divizionit të Sigurimit të Selanikut kanë identifikuar dhe arrestuar shqiptarin i cili në momentin e arrestimit mbante një pasaportë të falsifikuar, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

-Advertisement-

Mediat greke theksojnë se po kryhen procedurat për ekstradimin e tij nga Interpoli në Shqipëri.

Ndaj 53 vjeçarit rëndojnë akuzat e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera