Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 08 December 2024
Nga mesi i muajit dhjetor pritet të miratohen konkluzat nga ministrat evropianë. Në kuadër të tyre pritet të kërkohet që Serbia t`i njohë simbolet e shtetit të Kosovës, ndërkaq nga kjo e fundit do të kërkohet formimi i Asociacionit. Analistët kosovarë këto kërkesa i shohin si të pabarabarta.
Në draft konkluzat që pritet të miratohen në mes të dhjetorit nga ministrat evropianë, pritet të përfshihet edhe kërkesa për Serbinë që të iniciojë njohjen e simboleve të Kosovës, e paralelisht me këtë, Prishtinës zyrtare formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Për njohësit e proceseve politike në Prishtinë, kërkesat e BE-së nuk janë të barasvlershme.
“A është në rregull që të ofrohet Asociacioni për njohje të simboleve, aboslutisht jo, sepse në fund të ditës, nëse Serbia nuk na njeh, atëherë çfarë rëndësia ka pjesa tjetër, dhe pse Kosova duhet të ofrojë aq shumë”, tha për RTK, Blerim Canaj, njohës i proceseve politike.
“Nuk kemi pa lëshime konkrete nëse mund të merret si lëshim, ne s’kemi parë asnjë lëshim nga pala serbe, kështu që ne nuk po e kemi këtë trajtimin e njëjtë nga BE, dhe presionin e që e kemi nga BE, nuk e shohim në raport me shtetin serb, madje është e kundërta, kemi pasur sulme që i janë atribuuar krejtësisht Serbisë, karshi shtetit të Kosovës”, tha Shkodran Rexhaj, njohës i proceseve politike.
Njohësit vlerësojnë se themelimi i Asociacionit ka kuptim vetëm në këmbim të njohjes reciproke nga Serbia, ndërsa përparimin në dialog ndërmjet Prishtinës e Beogradit, e shohin të pamundur pa një balancë të BE-së karshi të dyja vendeve./RTK/
Të tjera
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...