Kërkesa miliona dollarëshe e ish-bashkëshortes së Hakimit pas ndarjes
Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 25 April 2023
Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së , Achraf Hakimi .
Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.
Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk e gjeti veten në një surprizë kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.
Edhe kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofron vetëm dy milionë.
La Vanguardia ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore.
Nga ana e saj, nëna e lojtarit ka folur për këtë çështje, ndonëse duke mos i bërë më të qarta gjërat.
“Djali nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë së tij. Nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u mbrojtur, nuk kam dijeni për këtë”, ka deklaruar nëna e Hakimit .
“Por… cili është problemi nëse do të ishte e vërtetë? Nëse djali im nuk e bën këtë, ai nuk do të mund ta heqë qafe atë grua.”
Çfarë thotë Hiba Abouk për rastin?
Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën Elle ku ka folur për divorcin e saj dhe gjithë polemikat rreth tij.
“Ka ditë kur unë jam mirë dhe të tjera kur duhet të dish të përballesh me goditjet dhe të marrësh vendime që ndonjëherë janë të komplikuara”, ka konfirmuar ajo.
“Kjo mund t’ju largojë pak nga ekuilibri. Kur ndaheni, ju ristrukturoni jetën tuaj, megjithëse nuk është as ndonjë gjë e madhe dhe duhet të hiqni presionin. U largova nga shtëpia me një dorë përpara dhe një dorë prapa. Pa mbështetjen e familjes. Por më duhej ta bëja, sepse mjedisi im nuk do të më lejonte të rritesha apo të isha e lirë. Ka qenë jeta ime ose e tyre dhe vendosa të luftoj për veten time, nuk kam asnjë lidhje me gjërat materiale”, shtoi ylli.

T� tjera
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...
-
“Atëherë, sot e përjetë”, platforma “Liria ka emër” reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katë...


































