Ekonomi

Kërcënojnë sindikalistet e KEK-ut: Nuk lejojmë drejtorë nga jashtë

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 28 June 2018

Zgjedhja e drejtorit të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do të jetë e vështirë për faktin se kanë filluar presionet serioze të sindikalistëve ndaj bordit të kësaj ndërmarrje.

Sindikatat e Re e punëtoreve të KEK-ut, kanë vendosur kushte dhe i kanë paralajmëruar bordin se do të ballafaqohen me reagime sindikale, greva dhe protesta nëse ata zgjedhin drejtorin e ri të kësaj ndërmarrje jashtë kuadrove të KEK-ut.

Në letrën e siguruar nga Sindikata e Re e KEK-ut, e cila iu është dërguar kryetarit të Bordit dhe anëtarëve të tjerë thuhet se bordi duhet të ketë kujdes që të mos e caktoj drejtorin e ri jashtë KEK-ut, siç ka ndodhur më herët në rastin e Telekomit të Kosovës.

-Advertisement-

“Në KEK kemi mjaftë menaxher të përgatitur, profesionist dhe më përvojë që mund ta drejtojnë KEK-un shkëlqyeshëm. Prandaj keni kujdes se çdo njeri jashtë KEK-ut do të jetë i papranishëm për sindikatën e re dhe do të ballafaqoheni me presione të pandërprerë sindikal që na lejon ligji punës”thuhet në letër.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se përfaqësuesit e sindikatës së re të punëtoreve të kësaj ndërmarrjeve ua kanë dërguar këtë shkesë bordit, pasi që grupe të caktuara po tentojnë që në krye të kësaj ndërmarrje të madhe publike të sjellin një ish këshilltar politik të Qeverisë së kaluar.

Behët fjalë për këshilltarin e ish-ministrit, Memli Krasniqi, Burim Maraj për të cilin sindikalistët i kanë thënë gazetës së nuk plotëson as minimumim e kritereve të kërkuara. Ky i fundit ka aplikuar edhe në konkursin paraprak i cili është anuluar, por edhe në konkursin aktual.

“Nuk ka asnjë ditë provojë punë në menaxhimin e korporatave të mëdha. Nuk mund ta udhëheqë KEK-un asnjë njeri i profilit të tillë. Prandaj na duhet të reagojmë më kohë që mos ta rrezikojmë ndërmarrjen nga e cila sigurojnë ekzistencën 5000 familje tonat”, ka thënë njëri nga sindikalistet e KEK-ut.

Ai ka treguar se për këto zhvillime janë të njoftuar edhe ambasada Angleze që janë të përfshirë në konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të ri të KEK-ut.

“KEK-un nuk mund ta udhëheqin njerëz të cilët nuk e njohin si frymon nga brenda. Nuk është e lehtë të menaxhohet me Korporatën e cila ka 5000 të punësuar. Nuk është si çdo ndërmarrje tjetër, ka specifikat e saj, prandaj nuk do të lejojmë që të na sjellin më krye të KEK-ut dikën qe na rrezikon ose na sjellë në prag të falimentimit siç ka ndodhur me ndërmarrjet tjera publike”, ka treguar njëri nga sindikalistet e KEK-ut.

Nga ana tjetër, është mësuar se ushtruesi i detyrës së drejtorit Menaxhues, Njazi Thaçi edhe pse kanë mbetur edhe dy ditë pata mbylljes së afatit për aplikim, ai nuk ka konkurruar.

Ky i fundit para se ta marrë pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të KEK-ut, ka qenë drejtor operativ në këtë kompaninë më të madhe publike në vend.

Gazeta ka provuar të kontakton Thaçin për ta pyetur nëse do të kandidon për këtë pozitë por kontakti ka qenë i pamundur përmes telefonit.

Image

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy