Lajme

Kërcënoi një burrë dhe një grua përmes telefonit, prishtinasi ndalohet për 48 orë

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 31 August 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosjeje të raportuar në Prishtinë.

Sipas njoftimit, më 30 gusht, në stacionin policor janë paraqitur dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë deklaruar se një ditë më herët kanë pranuar kërcënime përmes telefonit nga një person i dyshuar.

I dyshuari është intervistuar nga Policia, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy