Lajme

Kërcënoi ish-të dashurën, arrestohet një burrë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 20 Tetor 2026

Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje ndaj ish-së dashurës së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti është raportuar më 19 tetor, rreth orës 17:30. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari e kishte kanosur viktimën përmes telefonit, ndërsa më herët dyshohet se kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

“Pejë 19.10.2026, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare-ish të dashurën e tij. Ai kohë më parë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy