Sport

Kërcënohet me vdekje, Sergio Ramos detyrohet të ndërrojë numrin e telefonit

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 02 June 2018

Triumfi në finalen e Kievit dhe i Ligës së Kampioneve (edicioni i fundit) mund të ketë qenë një ëndërr e vërtetë për Sergio Ramos, por shpejt u shëndrrua në një makth, pasi u detyrua të ndryshojë numrin e tij të telefonit.

Mbrojtësi i Real Madridit iu është nënshtruar thirrjeve kërcënuese në lidhje me dëmtimin në shpatull që i bëri Mohamed Salah, duke e dërguar sulmuesin egjiptian të Liverpool të dilte nga loja i pamundur për të vijuar finalen e Champions-it.

LEXO EDHE: Ronaldo-Manchester United, po ndodh ajo që nuk e priste askush

-Advertisement-

Shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj incidentit, duke e akuzuar Ramosin se ishte “një kasap”, ndërsa nga Egjipti nisi nënshkrimi i një peticioni obline, që kapi shifra të frikshme në pak ditë, përmes të cilit i kërkohet UEFA-s të dënojë kapitenin e “Los Blancos”.

“Cadena COPE” thotë tani se Ramos ka mbetur pa zgjidhje, por ka marrë një masë që ishte në dorën e tij, ka ndryshuar numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave, që e kërcënonin me vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera