Lajme

Kërcënohet një burrë në veri të Mitrovicës, i dëmtohet edhe vetura

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 24 February 2023

Një kosovar në veri të Mitrovicës ka raportuar në polici se është kërcënuar nga një burrë, i cili dyshohet se i ka dëmtuar edhe veturën.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, derisa rasti është duke u hetuar, shkruan Gazeta Infokus.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kërcënuar dhe dyshon se i ka dëmtuar veturën e tij. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera