Lajme

Keqtrajtoi fizikisht dhe psiqikisht gruan e tij, arrestohet një burrë në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 01 December 2022

Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakova pasi që dyshohet se në vazhdimësi ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, i cili pas intervistimit ka dhënë urdhër që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare me datën 30.11.2022 ka raportuar se në vazhdimësi është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera