Keqpërdorime e dyshime për korrupsion në Inspektoratin Shëndetësor, intervistohet edhe kyeinspektorja
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 12 January 2024
Një numër i madh i dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion ka aktivizuar organet e drejtësisë që të nisin një sërë hetimesh për disa zyrtarë të Inspektoratit Shëndetësor.
Në mesin e të dyshuarve është edhe ushtruesja e detyrës së kryeinspektores, Nora Kursani Demjaha.
Rreth një muaji me parë , siç e kanë konfirmuar burimet e Gazetës Infokus, brenda hetuesisë në Pejë, kryeinspektorja është intervistuar për një rast keqpërdorimi ku dyshohet se janë të përfshirë edhe dy inspektorë të tjerë.
E pavarësisht që ky institucion është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, këta të fundit nuk kanë as edhe një informacion në lidhje me hetimet që janë nisur për zyrtarët e lartë të Inspektoratit.
Kështu kanë deklaruar për Gazetën Infokus nga zyra për informim, të cilët kanë theksuar se nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.
“Lidhur me hetimet ndaj, u.d. Kryeinspektores së Inspektoratit Shëndetësor, Nora Kursani Demjaha dhe dy inspektoreve, Nysret Kuleta dhe Hykmete Blakqori, nuk kemi ndonjë informacion…”, kanë deklaruar nga ministria e shëndetësisë .
Ndërsa e kontaktuar nga Infokusi, vetë kryeinspektorja, Nora Kursani Demjaha, nuk e ka mohuar se është intervistuar nga organet e drejtësisë por as nuk ka pranuar të flasë duke thënë se përgjigjet do t’i dërgojë zyra për informim e MSH-së në momentin që janë gati.
Edhe pse fillimisht përmes telefonit ajo ka deklaruar se do të kthente përgjigje në pyetjet e dërguara në e-mailin e saj zyrtar gjatë ditës, më pas ka thënë se ato duhet që një herë të kalojnë përmes zyrës për informim të ministrisë e pastaj ajo të kthejë përgjigje derisa më nuk e ka hapur as telefonin.
Gazeta Infokus ka mësuar se intervistimi i kryeinspektores është bërë për rastin e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe dyshim i bazuar për përvetësimin e mjeteve nga pronari i ordinancës “Jona Dent”, në Pejë. Të dyshuar për këtë rast janë inspektorët Nysret Kuleta dhe Hikmete Blakçori e që ky i pari një herë edhe është suspenduar nga puna për keqpërdorim të detyrës zyrtare e që për të është raportuar edhe më herët në media.
Por si ndodhi ky rast?
Dyshohet se inspektorët e lartpërmendur, Kuleta dhe Blakcori gjatë inspektimit kanë gjobitur ordinancën ‘Jona Dent’ në Pejë dhe i kanë marrë librin e pacientëve të cilin nuk e kanë kthyer më.
Pastaj sipas dyshimeve një inspektor tjetër ka vizituar të njëjtën ordinancë ku ka gjobitur për mos ofrimin e librave të pacientëve dhe i njëjti ka deklaruar në procesverbal se inspektori paraprak i ka marrë librat e pacientëve siç i ka treguar pronari i ordinancës dhe se nuk e posedojnë pikërisht për këtë arsye.
E që sipas ligjit libri i pacientëve duhet të kthehet brenda 24 ose 48 orëve nga momenti i konfiskimit, shkruan Gazeta Infokus.
Inspektoret e “gjithanshme”
Një rast tjetër i dyshimtë është edhe ai i inspektimit në të njëjtën kohë në dy Klinika nga dy inspektorë të njëjtë.
Nora Kursani dhe Advije Mala si asnjëherë më parë kanë arritur që në të njëjtën kohë, pra në të njëjtën ditë dhe orë të inspektojnë në dy klinika me lokacione të ndryshme.
Kështu të paktën thuhet në raportet që dy doktoreshat i kanë plotësuar vetë, kur kanë kryer inspektime në poliklinikën “Elita +“ dhe në “Pro Lab”.
Në dy raportet të cilat u publikuan në media shihet se inspektimi në dy klinikat është bërë më datën 08.04.2022 në orën 13:00.
Lidhjet e inspektorëve me klinika – Standardet e dyfishta
Dyshime të tjera që po hetohen sipas të njëjtave burime thuhet se janë edhe në shqiptimin e disa gjobave që kanë bërë disa inspektorë e që thuhet se të njëjtit janë të lidhur e kanë aksione në klinika. Gazeta Infokus nuk do të publikojë këto informata derisa nuk konfirmohen si raste nga organet përgjegjëse.
Ajo çfarë kemi arritur të konfirmojmë janë dënimet qe i janë bërë tri klinikave private, ku për të njëjtat shkelje gjobat kanë diferencë mbi 8500 euro.
Njëra nga klinikat ku inspektoret kanë inspektuar është gjobitur me 8000 euro klinika dhe profesionistet shëndetësor janë dënuar me 1500 euro, kurse klinika tjetër është dënuar me 5000 euro gjobë dhe profesionistet shëndetësor i janë dënuar me 1000 euro, kurse për të njëjtat shkelje klinika tjetër është dënuar vetëm me 1000 euro gjobë dhe zero ndëshkim për profesionistët shëndetësor.
Edhe këto raste sipas burimeve të Gazetës Infokus janë raportuar në polici. Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar dhe derisa këto raste nuk janë të konfirmuara nga organet përgjegjëse redaksia nuk do ti publikojë emrat e klinikave të cilat janë gjobitur.
Gazeta Infokus do të iu mbajë të informuar në lidhje me detajet e fundit nga këto raste.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...