Lajme

Keqpërdorën pozitën zyrtare dhe pranuan ryshfet, arrestohen 11 persona

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 30 June 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona për arsye se dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, marrje ose dhënie të ryshfetit si dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, personat e arrestuar janë nga Vitia, Istogu, Peja, Ferizaj, Deçani dhe Suhareka.

“Viti, Istog, Pejë, Ferizaj, Deçan, Suharekë 2020/202-NN. Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë speciale kanë arrestuar njëmbëdhjetë (11) të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale të lartë cekura”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera