Keni probleme me dhëmbët? Zgjidhjet natyrale
Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 20 January 2021
Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime të ftohta, të ngrohta apo të tharta. Dhimbja përçon nervat e dhëmbëve dhe vjen si pasojë e dëmtimit të smaltit, prishjes së dhëmbëve si pasojë e ushqimeve acide, përdorimit të ashpër të furçës së dhëmbëve, mbushjet problematike e të tjera.
Nervat e dhëmbëve janë të ekspozuar dhe shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit, të ngrohtit, aciditetit e të tjerë. AgroWeb.org ju këshillon këto produkte dhe ushqime të thjeshta që ju vijnë në ndihmë kundër këtij problemi.
Vaji i Arrës së Kokosit
Ky vaj është ideal kundër baktereve dhe për shëndetin e mishrave dhe të dhëmbëve. Ai i zbardh ato dhe u jep shumë shkëlqim. Vaji do të shkrihet dhe do të ndihmojë në pastrimin e toksinave dhe baktereve. Mos u shqetësoni nga idea sepse vaji nuk ka shije të keqe dhe i pastron dhëmbët shumë mirë. Merrni një lugë gjelle me vaj dhe lëreni të shkrihet në gojë. Bëni gargarë dhe shpërlarje të dhëmbëve për 20 minuta. Mos e kapërdini vajin sepse ai do të jetë plot baktere. Pështyjeni dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë të vakët. Më pas lajini dhëmbët si zakonisht.
Ujë me kripë
Uji me kripë është ideal për dhëmbë të ndjeshëm sepse shkatërron bakteret. Shpëlajeni gojën me ujë me kripë çdo mëngjes dhe darkë. Ky zakon do të bëjë mrekulli edhe për forcimin e mishrave të dhëmbëve .Në një gotë me ujë hidhni dy lugë çaji me kripë deti. Prisni deri sa kripa të shkrihet dhe më pas shpëlajeni gojën.
Vajrat esencialë
Tre vajrat më të fuqishëm janë ai i nenexhikut, karafilit dhe kanellës. Këto vajra janë idealë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, dhimbjeve dhe kanë një aromë të mirë. Ju mund t’i përdorni vajrat duke hedhur disa pika prej tyre në pastën e dhëmbëve ose duke krijuar një pastë shtëpie me sodë buke. Në rastin e vajit të nenexhikut përdorni 10-15 pika vaj me sodë buke. Vaji i karafilit nga ana tjetër është shumë i fortë dhe djeg. Atë duhet ta përdorni me një vaj bartës siç është vaji i portokallit, bajames ose arrës së kokosit. Vaji i kanellës mund të përdoret me një ose dy pika duke e shtuar në pastën e zakonshme të dhëmbëve. Për më tepër ju mund të përdorni sasi të barabarta të sodës së bukës dhe vajit të arrës së kokosit dhe 10-15 pika të vajit esencial të kanellës.
Hudhra
Ndonëse nuk rekomandohet për aromën e gojës, hudhra ndihmon kundër dhimbjes dhe ndjeshmërisë së dhëmbëve. Ajo mund të kombinohet me majdanozin dhe shëron dhimbjen dhe nuk ofron aromë të keqe. Merrni një thelpi hudhër, shtypeni dhe përzijeni me 2-3 pika ujë dhe gjysëm luge çaji me kripë deti. Masën vendoseni direkt tek dhëmbi dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ju mund të përdorni edhe vetëm një thelpi hudhër dhe ta fërkoni dhëmbin me të për disa minuta. Më pas shpëlajeni gojë nme ujë të ngrohtë e me kripë. Përsëriteni këtë për 2 ose 3 herë në ditë sipas nevojës.
Qepa
Qepa njihet për aftësitë kundër inflamacionit dhe mikrobeve. Prisni një copë qepë dhe vendoseni mbi dhëmb. Mbajeni për pesë minuta. Më pas shpëlajeni gojën me ujë me kripë dhe përtypni disa gjethe majdanoz.Përsëriteni këtë dy ose tre herë në ditë.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...