Rozë

Këngëtarja që refuzoi të këndonte serbisht: Pa Kosovë nuk ka Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 19 November 2020

Këngëtarja Romina Aliaj refuzoi të këndojë këngë në gjuhën serbe dhe greke.

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Romina Aliaj është pyetur nga Arian Çani a mund të këndojë këngë në gjuhën serbe apo në atë greke.

“Nuk ka shansë, jo jo, jam raciste, serbe dhe greke nuk këndoj asnjëherë, kurrë kurrë”, ka thënë këngëtarja.

-Advertisement-

“Mos mi shaj grekët se nuk të ftoj në emision”, i është drejtuar Çani.

Por, duket se Romina nuk e ka problem këtë.

“Po mos më fto, nuk i dua”, i është përgjigjur ajo.

Së fundi ajo ka shkruar një mesazh lidhur duke falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe në rrjete sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera