Rozë

Këngëtarja e shurdhër mahniti botën me talentin për muzikë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 07 June 2017

Këngëtarja 29-vjeçare Mandy Harvey kishte luftuar me sëmundjen e dëgjimit , derisa humbi dëgjimin plotësisht në moshën 18-vjecare në kolegj dhe u detyrua të mësonte se si të këndonte nëpërmjet dridhjeve.

Mandy ishte pjesëmarrëse në emisionin e famshëm  “America’s Got Talent 2017”, ku ka mahnitur të gjithë me aftësitë në muzikë, transmeton Gazeta Express.

Në shfaqje, Mandy luajti një këngë origjinale të titulluar “Try”, e cila shkaktoi valë duartrokitje nga audienca.

-Advertisement-

Sigurisht se nuk mungoi shtypja e butonit për të.

Mandy Harvey arriti të fitonte përkrahjen nga gjyqtari Simon Cowell në Got Talentin e Amerikës, duke e dërguar atë drejt në gjysmëfinale.

Sapo Mandy mbaroi këngën, Simon tha: “Unë nuk mendoj se do të keni nevojë për një përkthyes për këtë,”

Duke folur me Mandy në skenë, ai shtoi: “Kjo ishte një nga gjërat më të mahnitshme që kam parë ndonjëherë ose dëgjuar.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera