Rozë

Këngëtarja e njohur zbulon kur do të martohet

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 09 June 2023

Duket se ky është sezoni i dasmave VIP. Fillimisht Luiz Ejlli e Kiara Tito, më pas Elgit Doda dhe Klea Huta.

Shumë shpejt do të martohen edhe Arbana Osmani e Eduart Grishaj, ndërsa u bë e ditur se Marsela Çibukaj do t’i jepte fund beqarisë me partnerin e saj, e po ashtu Venera Lumani e Lind Islami.

Për këta të fundit, e kemi një informacion më tepër që vetë këngëtarja e tregoi! Dasma do të mbahet këtë vjeshtë!

-Advertisement-

“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”, tregoi Venera duke mos dhënë më shumë detaje në “Ftesë në pesë”.

Ndërkohë kujtojmë se në dasmën e Elgitit dhe Kleas, Venera postoi një foto krah Lindit dhe ngriti dyshimet për dasmën e tyre, kur shkruajti: “Po ne? Kur?”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera