Këngëtarja e njohur shqiptare martohet së shpejti, detaje nga ceremonia e dasmës
Autori: Gazeta inFokus
18:28 | 30 August 2025
Besa Kokëdhima po martohet. Këngëtarja e mirënjohur prej kohësh ka folur për jetën e saj privat, duke bërë me dije se është e lumtur dhe më e dashuruar se kurrë.
Ndonëse një ndër personazhet më diskrete kur vjen puna te jeta sentimentale, gjithnjë këngëtarja e ka pranuar hapur raportin e saj të konsoliduar tanimë.
Dhe më në fund gjithçka duket gati për dasmën e shumëpritur. Këngëtarja ka bërë gati të gjitha detajet, për martesën që do të bëhet me 14 shtator. Edhe në ditën e saj të shënuar, artistja ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete. Ajo dhe Tedi do t’i thonë njëri-tjetrit “Po”, në një lokacion shumë të veçantë, larg Tiranës.
Dasma është projektuar të jetë sa më private, me shumë pak miq dhe personazhe të famshëm. Vetë këngëtarja ka kërkuar që të ftuarit të mos postojnë asgjë nga dasma e saj, duke preferuar që edhe ceremonia të kalojë pa u zbuluar në media, apo në rrjetet sociale. Ajo dhe Tedi janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut.
Për të gjithë ata që nuk e njohin, Tedi është një emër i njohur si ekspert juridik dhe ka preferuar që të mbajë një profil të ulët edhe në profesionin e tij. Pas disa vitesh në një lidhje, çifti më në fund ka vendosur që të bëjë edhe dasmën e tyre.
Me miqtë e ngushtë dhe të afërmit e tyre, çifti ka zgjedhur një resort lart kryeqytetit për të festuar dashurinë. Disa nga emrat më të njohur të skenës, do të jenë të ftuar për të performuar live në festë. E deri me 14 shtator, mendojmë se do të jetë e pashmangshme, që disa foto, apo pamje nga ceremonia mos të ‘rrëshqasin’ në rrjetet sociale.
Në një dalje të saj mediatike, Besa rrëfeu se është më e dashuruar se kurrë dhe se partneri i saj është mbështetja më e madhe në ditët e ngarkuara.
“Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria”, – u shpreh këngëtarja, duke treguar se ndjenjat janë në qendër të gjithçkaje për të. Por surprizat nuk përfunduan këtu. Besa la të kuptohet se dasma është shumë afër. “Po, themi që së shpejti do të kemi dasmë”, – tha ajo me entuziazëm, duke shtuar se do të ketë më shumë se një fustan. “Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng”, – përfundoi artistja.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se gjithmonë ka pasur frikë për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm si martesa. “Kam frikë të futem tek diçka nga e cila s’dal dot”, – tha ajo.

T� tjera
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci
Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet...
-
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të ...
-
Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen ...
-
“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti: Mos e politizoni
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shën...
-
Presidentja takon kryediplomatin zviceran, vlerësohet bilanci i mirë tregtar ndërmjet dy vendeve
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin ...
-
“Ju ka vdekë gruaja në duar” – Lushaku-Sadriu e LDK-së e ashpër me ministrat e Kurtit, kërkon përgjegjësi…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar ...
-
Lushaku-Sadriu: Raporti i Progresit sivjet, më i dobëti në histori për kah rezultatet
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar R...


































