Rozë

Këngëtari i njohur: Kam tumor të pashërueshëm në tru

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 13 October 2020

Këngëtari i “The Wanted”, Tom Parker, thotë se ka tumor të paoperueshëm në tru.

Tom Parker, një këngëtar britanik i cili kaloi pesë vjet si pjesë e grupit të njohur The Wanted, ka zbuluar se ai ka një tumor në tru të paoperueshëm

32-vjeçari u tha fansave se ai ka një tumor glioblastoma të shkallës së katërt dhe është duke u trajtuar.

-Advertisement-

Parker, i cili njoftoi në fillim të këtij viti se ai dhe gruaja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, shkroi në Instagram: “Ne jemi të gjithë absolutisht të shkatërruar, por ne do ta luftojmë këtë gjatë gjithë rrugës.

“Ne nuk duam që ju të trishtoheni, ne duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha mundësitë e trajtimit në dispozicion”, shtoi ai.

Në një intervistë për “OK! Magazine”, Parker dhe gruaja e tij Kelsey Hardwick, thanë se mjekët e tij e përshkruan tumorin si “skenarin më të keq” dhe informuan çiftin se ishte terminal.

Koha mesatare e mbijetesës për pacientët me glioblastomë të shkallës së katërt, një nga llojet më serioze të tumoreve, është midis një viti dhe 18 muajsh, sipas organizatës jofitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar The Brain Tumor Charity, , shkruan CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera