Kelmendi: Brenda vitit i kemi zgjidhë mbi 44 mijë kallëzime penale

Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 25 March 2023
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka potencuar se gjatë vitit 2022, Prokurori i Shtetit ka pranuar në punë 50,998 kallëzime penale, ndërsa ka arritur t’i zgjidhë 44,247 kallëzime penale, ose 86.76% e lëndëve të pranuara gjatë periudhës raportuese.
Këto komente, Kelmendi i bëri në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të Shtetit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, raporton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë së Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në sundimin e ligjit, jo vetëm në rajon por edhe në nivel botëror, ku Sistemi Prokurorial ka pasur rolin vendimtar në këto suksese.
“Këto suksese në kohën e fundit po i pranojnë edhe ata që në vazhdimësi kanë kritikuar dhe vazhdojnë ta kritikojnë Sistemin Prokurorial. Arrestimet e zyrtarëve publik, sekuestrimet, shkatërrimi i disa grupeve kriminale dhe shkatërrimi i disa laboratorëve për përpunimin e narkotikëve, janë vetëm disa nga sukseset për të cilat flasin përfaqësuesit e pushteteve tjera në Kosovë, dhe ky është argumenti më i mirë se edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset e punës tonë”, ka thënë Kelmendi.
Po ashtu, U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit iu ka bërë thirrje të gjithëve që në të ardhmen të tregojnë përkushtim, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi më të madhe në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, “të luani një rol më aktiv në drejtim të forcimit të pavarësisë, paanshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që ta forconi besimin e qytetarëve në Sistemin e Prokurorial”.
Kelmendi ka bërë një falënderim të veçantë për shoqërinë civile, e cila tha se shpeshherë ka pasur qëndrime konstruktive siç ishte rasti i reagimit të tyre për uljen drastike të pagave për prokurorët dhe gjyqtarët, por edhe duke bërë kritika pozitive për Sistemin Prokurorial.
“Këto kritika kanë qenë dhe do të jenë një shtytje për të përmirësuar punën tonë në interes të qytetarëve dhe drejtësisë”, ka deklaruar Kelmendi.
Gjatë kësaj konference janë prezantuar dhe diskutuar tema të ndryshme, si Objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2023, prezantimi lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, aplikimi i procedurave alternative nga prokurorët e shtetit, veprat penale kundër integritetit seksual dhe dhunës në familje, veprat penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomik, si dhe prezantimi i Programit “Wake Forest” nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Po ashtu, gjatë kësaj konference janë mbajtur zgjedhjet për Kryetar dhe zëvendëskryetar të Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës. Me shumicë të votave të prokurorëve, kryetar i Shoqatës është zgjedhur Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ndërkaq zëvendëskryetar Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ali Ajdini.

Të tjera
-
Deharit nuk i intereson vendimi i Kushtetueses, në rolin e “militantit” i ndal fjalën çdo deputeti që i kërkon të respektojë vendimi
Seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre për herë të 40-të sot, pasi kryesuesi...
-
Time Kadrijaj propozon Albin Kurtin për komision – dështon edhe seanca e 40-të, vendimi i Kushtetueses nuk ka efekt
Seanca e 40-të e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e institucioneve ka për...
-
Organizatat e luftës paralajmërojnë masa ndaj deputetëve: Mjaft me ngërçe politike, luftuam për një Kosovë funksionale
Organizatat e dala nga lufta – OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së – bashkë me Shoqa...
-
Kurti në Shkup, Lushtaku: Së pari punët e shtëpisë – s’është i interesuar për konstituim
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes ...
-
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për të adresuar sfidat e sektorit privat në rajon
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimo...
-
Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se edhe në seancën e sotme të Ku...
-
Zemaj thotë se Kurti mund ta keqpërdorë edhe ftesën e presidentes për takim
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike, ka shprehur akuza drejt kreut të Lëvizje...
-
“Ngritu ore!” – Përplasje mes Ramës dhe gazetares në samitin e Shkupit
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet dita e dytë e samitit të lider...
-
Nga ora 17:30 pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër në Mitrovicë
Sot pasdite pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, të cilat p...
-
KQZ publikon listën me 945 Qendra të Votimit për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrav...
-
“Votoni si me 2 korrik 1990”: Qytetari proteston para seancës, me thirrje për Haradinajn, Bogujevcin, Limajn e të tjerë
Para fillimit të seancës së 40-të të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të tentoh...
-
Një i vdekur dhe katër të pla*gosur në një sulm me th*ikë në një kompani në Gjermani
Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thik...