Sport

KEK-u zyrtarizon trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 11 July 2018

Pavarësisht vështirësive financiare dhe krizën organizative që po kalojnë te FC KEK-u kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri.

Nën drejtimin e kryetrajnerit Enis Nasufi ka filluar faza përgatitore për edicionin e ardhshëm.

Shumë prej futbollistëve ishin nga ekipi i juniorëve, megjithatë gjatë ditëve në vijim pritet të ketë edhe ndryshime në organikë me qëllimin e vetëm ndërtimin e një skuadre kompetitive për edicionin e ardhshëm në Superligë.

-Advertisement-

Me këtë rast FC KEK-u mbyll të gjitha zërat për një fuzionim të mundshëm me ndonjë skuadër tjetër të Superligës, pasi që edicioni i ardhshëm do të jetë i rezervuar ekskluzivisht për ta në elitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera