Sport

KEK-u rrezikon të humb investitorët gjermanë pas kërcënimeve të vazhdueshme

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 03 September 2017

Kryesia dhe trajneri i klubit futbollistik “KEK”-u kanë paralajmëruar dorëheqjen e tyre pas kërcënimeve të vazhdueshme që kanë marrë javëve të fundit.

Në një komunikatë për media kryesia e klubit ka bërë të ditur se kjo po ndodhë pikërisht në kohën kur investitorë gjermanë kanë zgjedhur “KEK”-un-un për të investuar, shkruan Infokusi.com

Sipas kryesisë së KEK-ut, rreziki më i madh në këtë mes është largimi i investitorëve nga ky klub, gjë të cilën po e duan ata që po sulmojnë dhe kërcënojnë.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë të kryesisë se KEK-ut:

“Me ane te kesaj shkrese duam të sqarojm opinionin futbolldashës të Obiliqit por njeherit dhe gjithë opinonin e futbollit te Kosoves ne lidhje me ecurit dhe ngjarjet e fundit te klubi futbollistik “KF KEKU”Para nje kohe kur morem lajmin per interesimin e investitorve Gjermane ne klubin tone ,te gjithe ishim me shpresen dhe optimizmin qe do ta shohim prap klubin tone ne nivelet me te larta te futbollit te Kosoves. Kjo sepse ne radhe te pare ishte fat që erdhen investitoret ne Kosove aq me teper ishte fat i yni qe ata erdhen dhe tek klubi jonë .Interesimi i tyre eshte i pa kontestuara qe ne nje projket afatgjat klubi te jete ne nivel profesionit ,dhe objektivi kryesore per kete stinor eshte ri kthimi ne superligen e Kosoves ,gjë per te cilen kryesia ka bere disa transfere ne arritjen e keti qellimi nder te tjera vlen te permenden futbollistet si : Liridon Kukaj ,apo dhe dy reprezentusit e perfaqsueses u21 Almir Hajzeraj dhe Drilon Tejeci.Mirpo duket qe dikujt po i pengon ky fakt sepse jo te gjith duan ta shohin Kekun ne rruge te mbar , kjo per faktin qe javet e fundit kemi hasur ne probleme te mdha ,duke pranuar dhe kercnime qe janë drejtuar drejt shtabit te trenerve gjithashtu dhe kryesisë se klubit ,vlen te theksohet qe pas ndeshjes se djeshme eshte kercnuar kryesia dhe treneri . Andaj duke mar per baze kete situate te krijuar ne paralajmrojm dorheqje nga klubi sepse eshte e veshtir te punohet ne situate te till ku gjdo dite hasim ne kercnime dhe sulme nga njerz te ndryshem te cilet nuk ja dojn te miren klubit po as futbollit ne pergjithsi . Gjithashtu dhe rreziku i madh qe investitoret gjerman te largohen eshte shume i madh pas ketyre ngjarjve te fundit .Ne pamundsi per te vepruar ne kerkojm falje gjithe stafit ,lojtarve ,prindve dhe sportdashësve te komunes se obligjit ,sepse projketi yne nuk mund te vazhdoj ne kete form nese nuk merret nje vendim per ndryshimin e ksaj situate , ne duam mbeshtetjen tuaj qe ta vazhdojm rrugen e projektit qe Keku te ri kthehet ne Superligen e Kosoves . Ne rast se situata te tilla vazhdojn ateher ne jemi te detyruar te terhiqemi nga ky projekt dhe te largohemi nga klubi . Me rrespekt  : Kryesia e klubit”/INFOKUSI

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera