Lajme

KEK-u nis procesin e startimit të njësisë A5 të Termocentralit Kosova A, paralajmëron tym më të madh

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 12 October 2026

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka filluar procesi i startimit të njësisë A5 në Termocentralin Kosova A.

Përmes një njoftimi, KEK-u ka sqaruar se gjatë këtij procesi mund të ketë emetim më të theksuar të tymit, si pjesë e procedurave teknologjike që shoqërojnë vënien në funksion të njësisë.

Sipas korporatës, kjo dukuri mund të vazhdojë derisa njësia të arrijë parametrat e nevojshëm teknikë dhe të stabilizohet funksionimi i saj.

-Advertisement-

KEK-u u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve, veçanërisht banorëve të Komunës së Obiliqit, për situatën që mund të krijohet gjatë këtij procesi./Gazeta Infokus 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy