KEK-u bëhet gati për arbitrazh, paguan afër 1 milion euro për të paditur KESCO-n dhe KEDS-in
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 29 January 2024
Hiq më pak se 736 mijë euro do të paguajë Korporata Energjetike e Kosovës për të paditur Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji (KESCO) dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
KEK-u ka angazhuar kompani ndërkombëtarë për “SHËRBIME PËR PËRFAQËSIM NË ARBITRAZH NDËRKOMBËTAR”, ku në njoftim thuhet se kjo korporatë është pala paditëse ndërsa të paditurit janë KESCO dhe KEDS.
Kompania e cila do të angazhohet nga KEK është “Squire Patton Boggs (US) LLP” me seli në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kompani ishte edhe e vetmja e cila ka shprehur interesim për përfaqësim të KEK-ut.
Derisa nuk është treguar arsyeja se pse KEK-u do të padisë këto dy kompani që merren me furnizimin dhe distiribuimin me energji elektrike.
“Lënda e kësaj kontrate ka të bëjë me shërbime profesionale ligjore dhe specifike të përfaqësimit pranë Qendrës Zvicerane të Arbitrazhit (“Swiss Arbitration Center”), nga avokat të licencuar dhe me përvojë të përfaqësimit në një institucion të tillë të arbitrazhit. KEK-u është palë paditëse, derisa KEDS dhe KESCO është palë e paditur. Kontesti lidhet me interpretimin dhe kalkulimin e disa aspekteve të raportit kontraktual në mes të palëve, derisa Padia e KEK-ut është inicuar pranë Qendrës Zvicerane të Arbitrazhit, në përputhje me rregullat e saj”, thuhet në njoftimin për kontratë.
E përderisa vlera e parashikuar e kontratës ka qenë fillimisht 300 mijë euro ajo më pas ka rritur në afro një milion euro sipas njoftimit për kontratë.
“Përmes këtij aktiviteti te prokurimit pritet që te angazhohet një kompani ligjore e licensuar dhe me ekspertizën dhe eksperiencën e nevojshme për përfaqësim të KEK-ut. Kjo duhet të përfshijë edhe aspektin procedural të rregullave të arbitrazhit të aplikueshme, dhe gjithashtu edhe ligjit të aplikueshëm dhe aspektit kontraktual”, thuhet në sqarimin e shkurtër nga KEK-u në lidhje më këtë kontratë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...