KEK-u angazhon si këshilltar 75 vjeçarin e Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 20 August 2021
Me të emëruar anëtarët e rinj në bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës, të “deleguarit” e qeverisë së Albin Kurtit, kanë angazhuar si konsulent anëtarin e shtyrë në moshë të Vetëvendosjes Gazmend Begolli. Begolli, qe ka moshën mbi 75 vjeçare, del të jetë edhe i afërt i familjes së anëtarit të bordit të KEK-ut, Arbnor Pula.
Gazeta Infokus mëson se Begolli, është angazhuar si konsulent i KEK-ut në çështje teknike dhe operative për qëllime të mbarëvajtjes së projekteve vitale të korporatës.
Ai sipas kontratës, për pesë muaj që do të jap këshilla për këtë ndërmarrje do të paguhet me nga mbi 2000 euro në muaj.
Angazhimin e tij, e kanë konfirmuar edhe në KEK.
Zëdhënësi i korporatës Skënder Bucolli thotë se KEK është në vlugun e zhvillimit të disa projekteve madhore teknike dhe operative që kane ndikim në të ardhmen e punës dhe performances së korporatës si dhe sigurinë energjetike të shtetit për 30 vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë rast, sipas tij, duke marr parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve si dhe resurset dhe ekspertizën që nevojitet, korporata ka identifikuar si një nevojë angazhimin e përkohshëm të një konsulence ( eksperti) për asistence KEK-ut në çështje teknike dhe operative për qëllime te mbarëvajtjes se projekteve vitale të korporatës.
“Duke respektuar me përpikëri dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik, për një periudhe të kufizuar strikte 5 mujore të angazhimit, eksperti në fjalë është angazhuar për dhënien e këshillave dhe përkrahje profesionale të aktiviteteve shumë komplekse që janë përtej operimeve rutinore të korporatës dhe që ndërlidhë mekanizma ndërkombëtar financues dhe zbatues”, ka bërë të ditur Bucolli.
Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje lidhur me afërsinë familjare të Begollit me anëtarin e bordit të KEK-ut, Arbnor Pula dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërkaq vet Pula ka sqaruar se me Begollin nuk kanë lidhje të afërt familjare.
“Joooo mor çfarë, s’është daja jem. Kurgjo hiq, me kallzu lidhjen tem familjare me to i bien kurgjo. Gjyshja e nanës time, gjyshin e tina, djalë të agjes, qekaq jem afër. Kurrfarë lidhje familjare”, ka thënë Pula për Gazetën Infokus.
Ai thotë se për herë të parë Begollin e ka takuar në KEK.
Ndryshe edhe vetë Pula ka lidhje të afërta me deputetët të Vetëvendosjes. Ai ka qenë i afërt me partin e Mimoza Kusarit, kurse në zgjedhjet e fundit publikisht ka mbështetur partinë e Albin Kurtit.
Në maj të vitit 2018, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte publikuar një fotografi ku zyrtarizonte anëtarësimin e Begollit në këtë parti.
“Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësua inxhinieri i diplomuar i makinerisë, mësimdhënësi dhe eksperti në fushën e energjisë dhe termo-energjetikës, z. Gazmend Begolli”, pati shkruar Kurti.
Ndryshe në arsyetimin e KEK-ut për angazhimin e begollit thuhet se ai ka një eksperiencë mbi 50 vjeçare në sektorin e energjetikës, ka përvojë mbi 30 vjeçare ne menaxhim dhe përkrahje menaxheriale (kryesisht ne termocentrale dhe impiante industriale), duke përfshi edhe të qenit udhëheqës ekzekutiv i dy Termocentraleve (Kosova A dhe 😎 për gati 5 vite me radhë.
Përveç kësaj, ky punësim bie ndesh edhe me vendimin e kryeministrit Albin Kurti i cili në muajin Prill 2020 kishte shkarkuar Bordin Drejtorëve të KEK-ut duke konsideruar së kishin bërë shkelje në punësimet e personave mbi moshën 65 vjeçare.
“KEK-u ka punësuar kundërligjshëm persona mbi moshën 65-vjeçare të pensionimit dhe i ka mbajtur në punë për vite të tëra”, thuhet në vendimin e Kurtit në pjesën kur janë renditur Shkeljet në punësim — Parregullsi, nepotizëm, diskriminim. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...