Kuzhina

Kek me rrush dhe bajame

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 16 July 2017

Për të përgatitur keku që po sjellim sot, është mirë të përdorni rrush pa farë.

Është një recetë e thejshtë që mban aromë vere dhe mund të shijohet me një gotë verë për ëmbëlsira.

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
80 gr miell
80 gr bajame të bluara
200 gr sheqer
6 vezë (veç të bardhat nga të verdhat)
300 gr rrush pa bërthamë
80 gr gjalpë të tretur, të ftohtë
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
Për zbukurimin duhet pak sheqer, një e bardhë veze dhe disa kokrra rrush

-Advertisement-

Përgatitja:
1. Në një tas përziejmë miellin me miellin e bajameve, shtojmë me sitë sodën dhe kripën.
2. Bëjmë marengë të bardhat e vezëve dukë përdorur rrahësin elektrik. I lëmë mënjanë.
3. Me rrahësin elektrik, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin për 5 minuta pastaj I shtojmë gjalpin, përzierjen e miellrave me sodën e kripën. Shtojmë me kujdes, pjesë pjesë, të bardhat e vezëve dhe I përziejmë me spatula. Shtojmë gjysmën e kokrrave të rrushit, hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. Vendosim sipër brumit kokrrat e rrushit që kanë mbetur. E pjekim për 40 minuta ose derisa kruajtësja e dhëmbëve të dalë e pastër kur të bëjmë provën. Sipas sëshirës keku mund të zbukurohet kur të ftohet plotësisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera