Sport

Kehl, presion Realit: Kemi vullnetin për të arritur majat

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 28 May 2024

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl beson te verdhezinjtë, pavarësisht se në finalen e Champions League përballë do jenë galaktikët e Realit.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm për dimensionin e kësaj ndeshje, djemtë tanë kanë disa vite që e shohin finalen e Champions League në TV dhe tani do ta luajnë si protagonistë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme që mund të luhet në nivel klubi”.

“Këtë ndeshje duhet ta përballojmë drejt, pa u çmendur, por duke pasur besim te vetja dhe te skuadra. Do të ketë faza të vështira gjatë ndeshjes, por edhe momente në të cilat mund të befasojmë Realin”.

-Advertisement-

“​​Ata i kanë fituar të tetë finalet e Ligës së Kampionëve dhe hera e fundit që kanë humbur një finale ndërkombëtare ka qenë viti 1983.

Ata kanë shumë përvojë, e cila i mungon skuadrës sonë, ndaj dhe atyre iu është caktuar qartë roli i favoritit. Por ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë mundësinë dhe do të jetë një detyrë shumë emocionuese”.

“Ne kemi vullnetin për të dhënë gjithçka dhe gëzimin e të qenit të guximshëm sepse nuk kemi asgjë për të humbur”- tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera