KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, u diskutuan shumë çështje
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 21 February 2018
Dje Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Fadil Vokrri, e ku debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE diskutoi edhe për Komisionet që janë përgjegjës anëtarët e KE-së si dhe për azhuritetin e tyre. Po ashtu KE shqyrtoi dhe analizoi agjendën e ekipeve kombëtare veçmas për ndeshjet e Kombëtares A, të cilat do të zhvillohen më 24 mars kundër Madagaskarit dhe më 27 mars kundër Burkina Fasos në Paris të Francës, me konstatimin se ato po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë, shkruan infokusi.
Tutje në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet për Kuvendin e rregullt të punës që do të mbahet më 2 mars dhe çdo gjë po shkon sipas programit. Duke analizuar fillimin e garave në stinorin pranveror u tha se me gjithë zhvillimin e vetëm të një rrethit të Digitalb Kupës së Kosovës dhe ndeshjeve të javës së 19-të të Vala Superligës ato patë një rrjedhë relativisht të mirë.
Në këtë drejtim KE u bën thirrje të gjithëve që të angazhohen maksimalisht për respektimin e skuadrave rivale, delegatëve, zyrtarëve të ndeshjeve dhe gjyqtarëve, duke u ofruar komoditet dhe gara në frymë sportive e korrekte si dhe deklarimet e të gjithëve të jenë në përputhje me kodin e mirësjelljes që do t’u ndihmonte në mbarëvajtjen e garave dhe në frymën e misionit sportiv.
Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri do të mbajë një takim me prokurorin e shtetit nga i cili do të kërkojë që të angazhojë një prokuror, i cili do të kishte prioritet lëndët e çfarëdo lloj dukurie e parregullsie negative që dëmtojnë futbollin e Kosovës. Për t’i kontribuar të gjithë kësaj FFK-ja ka organizuar seminare me klube, vëzhgues, kontrollorë, gjyqtarë sikur që ka organizuar edhe ligjërata me të gjithë këta për parandalimin dhe vetëdijesimin kundër trukimeve të ndeshjeve. Duke diskutuar për futbollin e femrave, me qëllim të nxitjes së futbollit femëror, KE mori vendim që kampionit t’i ndajë 5 (pesë) mijë euro, 3 (tre) mijë euro vendit të dytë dhe 2 (dy) mijë euro vendit të tretë.
Ndërkaq fituesit të Kupës së Kosovës 4 (katër) mijë euro, ndërsa ekipit finalist 2 (dy) mijë euro. Po ashtu KE diskutoi edhe për Projektet e infrastrukturës për ndërtimin e 12 fushave me bari sintetik duke falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe komunat që kanë shprehur gatishmëri që të ndihmojnë në ndërtimin e tyre. Për KE të FFK-së ky është një prej projekteve më madhore sa i përket infrastrukturës, që do ta ndihmojë zhvillimin e futbollit. KE shqyatoi edhe ankesa e parashtresa drejtuar këtij organi. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...